Blinken “harron” diplomacinë, kërcënon Rusinë: Pushtimi i Ukrainës, me kosto të rëndë

06/01/2022 12:50

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e harroi diplomacinë për pak çaste, por zgjodhi ta paralajmëronte hapur Rusinë se duhet të largojë presionin ndaj Ukrainës nëse dëshiron progres dhe se po vazhdoi me planet e pushtimit, duhet të bëjë llogaritë me pasojat.

Moska dhe Washingtoni mbajnë javën e ardhsme në Gjenevë bisedimet e kërkuara me ngulma prej palës ruse, e cila pasi grumbulloi dhjetëra-mijëra trupa në kufirin ukrainas, i kërkoi Perëndimit garanci kundër zgjerimit të aleancës së NATO-s. Nëse bisedimet “do të tregojnë përparim të vërtetë, kjo do të kërkojë depërshkallëzimin”, tha Blinken në konferencën e përbashkët pët shtyp me Ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Blinken : Është shumë e vështirë të bësh përparim aktual në ndonjë nga këto fusha si kontrolli i armëve në një atmosferë përshkallëzimi dhe kërcënimi me një armë të drejtuar nga koka e Ukrainës. Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim se agresioni i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të kishte pasoja masive dhe kosto të rënda si përgjigje.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, që zhvilloi vizitën e saj të parë në Uashington që nga marrja e detyrës, ishte në një linjë me Blinkenin sa i takon pasojave të rënda nëse Rusia sulmon Ukrainën. Baerbocku tha se Evropa dhe SHBA kanë rënë dakord që veprimet e Rusisë “kanë një çmim” dhe se “e vetmja rrugëdalje nga kriza është përmes dialogut”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA