SHBA dhe Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros, rihapet ambasada amerikane në Karakas
Novak Djokovic është urdhëruar të izolohet në një qendër refugjatësh nga autoritetet australiane deri në vendimin e deportimit, pas konfliktit për refuzimin e vaksinës para kampionatit Australia Open, shkruan britanikja Daily Mail.
Park Hotel në Melbourne njihet ndryshe si “qendër alternative refugjatësh” nga autoritetet vendase dhe aty do të qëndrojë dhe tenisti nr. 1 në botë, pasi zyrtarët refuzuan dokumentacionin e përjashtimit nga vaksina për të marrë pjesë në turneun e tenisit që nis këtë muaj.
Hoteli në fjalë ka qenë fokusi i disa protestave për trajtimin e refugjatëve dhe masave të rënda të izolimit të virusit, ku janë raportuar raste të ushqimit të mbushur me krimba apo disa zjarre në impjantin e pamirëmbajtur.
Djokovic kishte kërkuar të vendosej në një apartament me qera pasi kishte gjetur parazitë në dhomën e tij, ndërsa disa nga sendet e tij personale janë ende në aeroport ku u ndalua fillimisht, raporton rrjeti vendas SportKlub dhe gazetari Sasa Osmo.
Hoteli përdoret si një pikë qeveritare izolimi që prej dhjetorit 2020, të cilin stafi dhe të ftuarit e kanë përshkruar si një ‘inkubator’ të Covid.
Djokovic ka shprehur pikëpamjet e tij anti-vaksina por kishte arritur të merrte një përjashtim disa kohë më parë, i cili rrjedhimisht u refuzua nga autoritetet australiane pas zhurmës që lajmi bëri në media.
Njerëzit që rezultojnë pozitivë në hotel, vendosen në katin e parë por kjo mudn të ndodhë disa ditë pas kryerjes së testit, thanë burimet për të përditshmen The Guardian.
Ministrii shëndetësisë i shtetit australian të Victoria, Martin Foley ka thënë se është i shqetësuar për situatën në hotel, ku banorët ankohen për ushqim të mykur e me krimba.
Dy ditë para Krishtlindjes dy zjarre shpërthyen në ndërtesë, fatmirësisht pa viktima.
Top Channel