Në pamje shihen zjarrfikësit dhe pasojat e një zjarri të rëndë që shkatërroi një ndërtesë apartamentesh sot në lindje të Filadelphia, ku 13 njerëz humbën jetën, mes te cileve disa femijë.
Mediat vendase thonin se shërbimet e emergjencës mbërritën në skenën e tragjedisë mëngjesin e sotëm, ku gjetën zjarrin duke vërshuar nga kati i dytë.
Autoritetet thanë se zjarri fatal në ndërtesën tre-katëshe kishte kërkuar të paktën 50 minuta për t’u vënë nën kontroll.
Rrjetet amerikane NBC e CBS thanë se 13 njerëz kishin gjetur vdekjen në tragjedi dhe se autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.
Shtatë fëmijë raportohet se ishin mes viktimave në zjarrin shkatërrimtar në adresën North 23rd Street në Fairmount, shkruan rrjeti Inquirer , duke cituar zjarrfikësit.
Fqinjët thonin për mediat se ishin të tronditur nga ngjarja .
Bill Richards, i cili jeton aty pranë dhe se rreth orës 6.30 kishte dëgjuar një grua të ulërinte “Oh Zot, oh Zot.” “Është një ngjarje shokuese,” shtoi ai.
Top Channel