Që nga nisja e procesit në 1 janar 2020 Kadastra ka njoftuar se ka marrë rreth 56 mijë aplikime për rivlerësim dhe ka arkëtuar rreth 3.6 mld lekë.

Procesi i cili shmang pagesën prej 15% të tatim-fitimit është njoftuar se afati do të zgjatet deri në prill për aplikimet, ndërsa kryerja e pagesave mund të bëhet deri në korrik.
Ekspertët e pasurive të paluajtshme e cilësojnë një hap pozitiv nismën:

“Ka rritur volumin e transaksioneve dhe ka ulur informalitetin. Njerëzit kanë pasur më shumë interes të shesin dhe blejnë, pasi në fund të ditës është një amnisti fiskale që lë më shumë para në xhepat e qytetarëve.”

Sipas tyre kjo amnisti fiskale nuk mund të vazhdojë gjithmonë me zgjatje, pro duhet rimenduar skema tatimit

“Kjo amnisti nuk mund të zgjatet përgjithmonë, por duke parë rezultatet që ka sjellë duhet krijuar një skemë e re për tatimin e pasurive të paluajtshme dhe të vendoset një prag më i ulët tatimi mbi fitimin se 15% që është aktualisht. ”

Rivlerësimi mund të bëhet nga inspektorë të Kadastrës ose nga ekspertë të licencuar. Vlera 3% e tatimit të rivlerësimit llogaritet mbi diferencën që del nga zbritja e vlerës së tregut dhe vlerës që shënohet në kontratën e blerjes së pronës. Në 2021 Tirana ishte bashkia me më shumë aplikime ndjekur nga Durrësi, Vlora dhe më pas Elbasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA