Pse po e detyron popullin të vaksinohet me zor? Rama i përgjigjet qytetarit: Ka një shqetësim në rritje

05/01/2022 17:25

Që nga 4 janari, punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare nuk mund të hyjnë në punë pa paraqitur pasaportën e vaksinimit.

Ata duhet të ketë dokumentin e vaksinimit, provën që kanë kaluar koronavirusin, jo më larg se gjashtë muaj ose test negativ PCR, çdo 5 ditë.

Gjatë komunikimit të parë me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së ndjekësit: “Pse po e detyron popullin të vaksinohet me zor?”

Rama u përgjigj se nuk ka asnjë detyrim vaksinimi, por ka një shqetësim  që vjen në rritje.

Ka domosdoshmëri për të rritur ndjeshmërinë e çdokujt, vaksinimi është shpëtim. Shumë kush që ndjek shkencën dhe rrugën normale të vaksinimit, ndihet i kërcënuar kur në mjedise të përbashkëta ndeshet me dikë që nuk është i vaksinuar. Vaksinimi të garanton një rezistencë shumë të lartë dhe të mos ndërrosh ejtën për shkak të imunitetit të ulët”.

Ditët e para të janarit tregojnë për një rritje të lartë të të infektuarve me Covid 19, për shkak të festave të fundvitit, ku pati grumbullimi, ndërsa natën e ndërrimit të viteve nuk pati orë policore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA