Beteja ligjore e birit të mbretëreshës së Anglisë, Princit Andrew mund të bëjë që ai të humbasë titujt e tij mbretërorë, pasi dicka e tillë nuk është më risi me “precedentin” e krijuar nga heqja e titujve për Meghan Markle e Princin Harry, shkruan e përditshmja “The Sun”.
Mbretërorët përballen me një presion në rritje për të hequr Andrew nga lista e emrave të tyre pas akuzave për tre sulme seksuale ndaj Virginia Giuffre kur ajo ishte 17 vjeç, në pronat e trafikantëve seksualë Jeffrey Epstein dhe Gislaine Maxwell.
Një ekspert mbretëror britanik tha se diçka e tillë “nuk ka shumë gjasa” pasi heqja e titujve të princit duhet të kalohet fillimisht nga parlamenti britanik .
Por ai sugjeronte se diçka e tillë nuk do të dryshonte shumë nga heqja zyrtare e pritur e titujve për Harry e Meghan, të cilëve u është kërkuar të mos përdorin parashtesat mbretërore “HRH” para emrave të tyre kur të largohen nga jeta mbretërore.
Komentatori britanik Richard Fitzwilliams tha për The Sun: “Nëse ai tërhiqet nga detyrat mbretërore, siç kanë bërë Meghan e Harry do të ishte një precedent i ngjashëm”.
Princi deri tani mohon akuzat e “skllaves seksuale” të Jeffrey Epstein por fotot e tij me të dhe miqësia me financierin pedofil që vdiq në burg, nuk e ka bindur opinionin publik.
Me zgjatjen e akuzave dhe padisë ai përballet dhe me presionin e ushtrisë së Britanisë për dorëheqjen nga titujt ushtarakë.
Fitzwilliams tha më tej: “Ajo që mund t’i ndodhë Andrew është një formnë ekzili i brendshëm, për shembull të menaxhojë pronat mbretërore apo diçka e tillë”.
“Ai do të humbiste lidhjet me organizatat e bamirësisë dhe gradat ushtarake”.
Nigel Cawthorne, autor i librit “Prince Andrew: Epstein, Maxwell and the Palace”, ka thënë më parë se do të ishte shumë e vështirë që princi të rikthehet në frontin kryesor të monarkisë.
Ai tha për rrjetin Newsweek: “Padia e Giuffre i parandalon rikthimin në detyra publike.
“Ka shumë çështje ligjore që e ndalojnë të mbjë statusin e tij me tituj si HRH.”
Top Channel