Punonjësit e doganave, së bashku me punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, kanë parandaluar kontrabandën e rreth 300 kilogramëve të lëndës narkotike marijuanë.
Droga është zbuluar të martën në pikën kufitare Vraçenoviq mes Malit të Zi dhe Bosnjës Hercegovinës, në një kamion frigorifer i drejtuar nga një shtetas malazez.
Nga kontrolli i detajuar në çatinë e frigoriferit, në një depo të punuar posaçërisht, janë gjetur 295 pako me drogë, me peshë rreth 300 kilogramë, njoftojnë organet malezaze të rendit.
“Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili do të dërgohet në prokurorinë e Podgoricës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”, thuhet në njoftim e zyrtar të organeve të rendit, shkruan VOA.
Top Channel