Infektime masive nga omicron/ Po riinfektohen edhe ata që sapo e kaluan covid dhe janë të vaksinuar
05/01/2022 15:04
Omicron ka rritur në mënyrë të menjëhershme numrin e të infektuarve edhe në Shqipëri .
Mjekët e familjeve nëpër qendra shëndetësore po përballen me një ngarkesë të madhe pasi pothaujse të gjithë ata që paraqiten për vizitë rezultojnë pozitiv.
Ka shumë raste të cilëve rapid test u rezulton negativ por shfaqin simptoma të covid. Omicron përhapet me shumë shpejtësi sa infekton brenda një
dite të gjithë familjen.
Omicron po rinfekton personat e vaksinuar madje edhe ata të cilët mund ta kenë kaluar sëmundjen së afërmi në tetor apo nëntor .
Kjo situatë ishte paralajmëruar dhe pritet të përkeqësohet edhe më si pas e festave që kaluam efekte të cilës do të ndihen në mesin e muajit janar.
Top Channel