Pas festave të fundvitit, është shënuar një rritje e ndjeshme e të infektuarve me mutacionet Omicron dhe Delta të koronovirusit.

Urgjenca e spitalit të Durrësit këto ditë është përballur me një fluks të lartë qytetarësh, deri 400 vizita në 24 orë. Edhe në urgjencën pediatrike numri i vizitave është 2-3-fishuar. Shumica paraqiten me simptoma gripale, karakterizuar nga temperatura e lartë dhe ethet.

Gjergj Qerimi, shef i Urgjencës spitalore Durrës: ”Kemi një rritje të pacientëve të diagnostikuar me Covid. Kjo i atribuohet prishjes nga ana e pacientëve e rregullave të distancimit, rregullave anti-covid dhe ardhjes së emigrantëve.”

Rastet më të rënda janë shfaqur te moshat e treta, po nuk kanë munguar as te moshat e reja.

Me një situatë alarmante po përballen edhe shtetet fqinje nga ku për festa hynë në Shqipëri dhjetëra mijëra emigrantë dhe turistë.

Sipas mjekëve, si rezultat i festimeve në grup, rritja e kontakteve ndërpersonale për festa dhe thyerja e protokollit anti-covid, pritet të sjellë shtim të të infektuarve gjatë muajit janar.

”Qytetarët të mos neglizhojnë po të jenë strikt me rregullat e distancimit, mbajtjes së maskës dhe higjenës personale. Kjo do t’i vlejë jo vetëm për Covid, po dhe për sindromin gripal.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA