SHBA/ Policja e patrullës thirret në vendndodhje për të shtënat, gjen të vrarë të birin (fotot)

04/01/2022 17:03

Një oficere policie në Mississippi, shkoi për të reaguar ndaj një këmbimi zjarri me viktima të dielën, por kur arriti në vendngjarje, gjeti të vrarë të birin e saj, raportonin mediat vendase.

“Kur arritëm unë dola nga makina dhe tashë, ‘Ky është djali im, ky është djali im!’” tregonte nëna e tronditur, oficerja e policisë Laquandia Cooley, në intervistën me rrjetin WBLT pas tragjedisë së rëndë në qytetin Hazlehurst.

I biri i Cooley, 20 vjeçari Charles Stewart Jr., 20, ishte i shtrirë në mes të rrugës me një plagë plumbi në kokë.

“Nuk mund ta besoja këtë që po shihja. Po shihja djalin tim të shtrirë aty, të vdekur, ishte tepër,” tha më tej Cooley, oficere e policisë së Hazlehurst.

Babai i viktimës Charles Stewart, tha për agjencinë se djali i tij ishte miqësor me të gjithë.

“Është traumatizuese për të gjithë familjen. Jemi dukje u përpjekur ta përballojmë dita ditës. Po përpiqemi të kuptojmë se përse ndodhi kjo dhe kush mund ta ketë bërë”, tha babai.

Policia tha se po heton por ende nuk janë të qarta rrethanat e të shtënave fatale. Çështja i është kaluar zyrës së ‘Mississippi Bureau of Investigation’, thonin raportimet.

FOTO GALERI
1/3
20 vjeçari Charles Stewart Jr., 20, ishte i shtrirë në mes të rrugës me një plagë plumbi në kokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA