Rritet frikshëm numri i të infektuarve, Izraeli ndryshon metodën e luftës kundër COVID-19

04/01/2022 13:41

Izraeli po përgatitet për marrjen e hapave që do të ulin barrën në rritje në sistemin shëndetësor, pasi numri i rasteve është rritur në mënyrë eksponenciale ditët e fundit me variantin Omicron të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratave zyrtare të qeverisë izraelite dhe informacioneve të publikuara në shtypin vendas, njoftohet se do të bëhen ndryshime në praktikat e testimit për shkak të rritjes së densitetit në qendrat shëndetësore me rritjen e numrit të rasteve ditët e fundit.

Sipas kësaj, në qendrat e testimit në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, jo vetëm ata që janë vaksinuar, por edhe ata që kanë qenë në kontakt me të infektuarin, të cilët nuk janë vaksinuar, do të lejohen të kryejnë testim të shpejtë antigjen në vend të testimit PCR.

Intensiteti i përjetuar në qendrat e testimit tregohet si shkaku për ndryshim. Ndërsa numri i rasteve pritet të rritet edhe më tej në ditët në vijim, ekziston frika se sistemi shëndetësor nuk do ta përballojë dot këtë barrë.

Në shumë qendra testimi në vend formohen radhë të gjata, me disa izraelitë që presin me orë të tëra për t’u testuar. Para qendrave ku kryhet testimi për COVID-19 nga automjeti, ka radhë automjetesh që shtrihen me kilometra dhe pengojnë qarkullimin.

Me ndryshimin e ri, qeveria do të kufizojë numrin e njerëzve të kualifikuar për testim duke u dhënë përparësi atyre në grupe me rrezik të lartë dhe atyre që punojnë në industri kritike.

– Numri i rasteve me COVID-19 po rritet në mënyrë eksponenciale

Javën midis 19 dhe 26 dhjetorit u zbuluan gjithsej 9.081 raste dhe javën e fundit (26 dhjetor-2 janar) janë zbuluar 26.857 raste. Sipas të dhënave të fundit, numri i rasteve është rritur gati tri herë më shumë.

Numri i rasteve në 24 orët e fundit është regjistruar si 6.576.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, paralajmëroi se do të ketë një rritje shumë më të madhe të numrit të të infektuarve në periudhën e valës së pestë të pandemisë, në të cilën u zbulua varianti shumë ngjitës Omicron.

Në fjalimin e tij në mbledhjen javore të kabinetit më 2 janar, Bennett tha se “shumë shpejt, dhjetëra mijëra raste në ditë do të zbulohen” në vend.

Duke tërhequr vëmendjen për intensitetin që do të ndodhë në sistemin shëndetësor, kryeministri izraelit tha: “Duhet theksuar se, paralelisht me rritjen e pritshme të turmës në spitale, do të jetë shumë e vështirë të menaxhohen ne aspektin logjistik dhjetëra mijëra raste të konfirmuara në një ditë. Shkurtimisht, stuhia po vjen drejt nesh tani”.

Duke deklaruar se varianti Omicron është i ndryshëm nga variantet e mëparshme, Bennnett tha: “Prandaj, është e domosdoshme që të riorganizojmë gjithçka që dimë për koronavirusin deri më tani”.

– Nuk do të bëhen lëshime për ekonominë

Nga ana tjetër, qeveria izraelite është e vendosur të mos bëjë lëshime që do të prishin ekonominë për të luftuar pandeminë.

Kryeministri Bennett tha se në kuadër të masave kanë nisur ta aplikojnë dozën e katërt të vaksinës, kanë siguruar barna të miratuara për trajtimin e COVID-19 dhe se do t’u japin prioritet individëve të pambrojtur ndaj virusit.

Bennett theksoi se në kuadër të këtyre masave, synimi më i madh është që ekonomia të funksionojë sa më mirë./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA