Përkujtohet vrasja e Soleimanit/ Presidenti Iranit: Do marrim hak ndaj Trampit që dha urdhrin

04/01/2022 00:44

Iranianët shënuan sot dy-vjetorin e rënies dëshmor të komandantit të ushtrisë Kasem Soleimani në xhaminë e madhe Mosalla në Teheran.

Presidentii vendit Ebrahim Raisi kërkoi hakmarrje ndaj ish-presidentit Donald Trump nëse ai nuk gjykohet për urdhrin. “Agresori dhe vrasësi kryesor, ish-presidenti i atëhershëm, do të përballet me drejtësinë dhe hakmarrjen”, tha në fjalën e tij Raisi said.

“Në rast se ai dhe ish-sekretari Mike Pompeo nuk gjykohen për krimet e tyre, mbi ta do të bjerë dora e hakmarrjes nga kombi musliman”, shtoi ai. Raisi dha fjalën e tij në sallën më të madhe të lutjes në Teheran, ku pjesëmarrësit mbanin flamurë dhe portrete të komandantit të vrarë.

Raisi e quajti Soleimanin simbol të revolucionit iranian si dhe “shembull të trimërisë e arsyes”. Soleimani, ish-komandant i Gardës Revolucionare iraniane, u vra së bashku me komandantin iraken Mahdi al-Muhandis, në një sulm amerikan me dron pranë Bagdadit më 3 janar 2020.

Pesë ditë më vone Irani lëshoi dhjetëra raketa ndaj bazës amerikane në Irak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA