Një anëtare e ISIS-it akuzohet se ka përdorur djalin e saj 12-vjeçar si ushtar

04/01/2022 21:47

Një grua do të gjykohet në Suedi për krime lufte dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare, e akuzuar se ka shtyrë djalin e saj të vogël në radhët e organizatës së Shtetit Islamik për ta bërë atë fëmijë ushtar në Siri. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e prokurorit.

Pas largimit për në Siri në vitin 2013, kjo 49-vjeçare, kombësia e së cilës nuk dihet, akuzohet se ka lejuar rekrutimin, pasi ka përdorur djalin e saj, atëherë 12 vjeç, si fëmijë ushtar. Këto janë ndjekjet e para në vend për krime lufte, që lidhen me përdorimin e një fëmije ushtar.

Ka dyshime ndaj saj se djali i saj është rekrutuar dhe përdorur vazhdimisht në Siri, midis 1 gushtit 2013 dhe 27 majit 2016, datë kur ai ishte 15 vjeç, për të marrë pjesë drejtpërdrejt në armiqësitë e kryera nga organizatat e armatosura, përfshirë terroristët. Organizata Shteti Islamik”, tha prokurori në një deklaratë për shtyp. Djali vdiq në vitin 2017 në rrethana ende të paqarta.

Sipas hetimeve, “gjatë periudhës që ai jetonte në shtëpinë e tij, djali ishte trajnuar për të marrë pjesë në luftime, iu dhanë pajisje ushtarake dhe armë dhe u përdor në betejë dhe në operacione propagandistike dhe misione të tjera gjatë luftës.” 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA