Italia ka raportuar të martën 259 vdekje nga COVID-19, derisa një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë ishin raportuar 140 vdekje.
Po ashtu sipas njoftimit të lëshuar të martën, është regjistruar numër rekord prej 170,844 rasteve të reja me COVID-19. Vetëm një ditë më parë, u raportuan 68,052 raste të reja.
Që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit 2020, Italia ka regjistruar 138,045 vdekje nga koronavisuri dhe deri më sot ka raportuar 6.57 milionë raste me COVID-19.
Në spitalet italiane të martën ishin të shtrirë rreth 12,912 pacientë me COVID-19, pa përfshirë pacientët në kujdesin intensiv.
Në Itali, pothuajse 80 për qind e popullatës janë vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe rreth 30 për qind kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.
Qeveria italiane në fund të vitit 2021, ka vendosur kufizime edhe për udhëtarët, përfshirë edhe ata brenda Bashkimit Evropian.
Të gjithë qytetarët duhet t’i nënshtrohen testit për koronavirus përpara se të udhëtojnë./REL
Top Channel