Hungaria pengon hyrjen e 450 emigrantëve të parregullt në tre ditët e fundit

04/01/2022 09:03

Forcat e sigurisë të Hungarisë gjatë tre ditëve të fundit kanë penguar hyrjen në vend të më shumë se 450 emigrantë të parregullt.

Në një njoftim, policia tha se të paktën 458 emigrantë u kthyen nga kufijtë e vendit.

Në njoftimin e policisë po ashtu thuhet se të paktën 1.418 emigrantë u penguan të hyjnë në vend midis 20 dhe 26 dhjetorit dhe se 1.381 të tjera nga 27 dhjetori deri më 2 janar.

Më tej, thuhet se gjatë javës së fundit të paktën 21 persona u arrestuan nën dyshimin për kontrabandë të qenieve njerëzore.

Hungaria ka ndërtuar një gardh me tela me gjemba në kufijtë e saj me Serbinë dhe Kroacinë në një përpjekje për të parandaluar emigrantët e parregullt, duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme në zonat kufitare dhe duke rritur dënimet për kalimet e paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA