Gjykatësja kapet duke u puthur me të burgosurin vrasës, teksa përpiqet ta shpëtojë nga burgimi i përjetshëm (VIDEO)

04/01/2022 20:30

Një gjykatëse në Argjentinë është regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut teksa puthej në buzë me një vrasës polici, të cilin me heret përpiqej ta shpëtonte nga dënimi me burgim të përjetshëm

Gjykatësja Mariel Suarez, e provincës jugore Chubut province, u regjistrua duke u puthur me Cristian ‘Mai’ Bustos në burgun e qytetit Treleu pasditen e 29 dhjetorit.

Një javë më herët Suarez kishte ngritur një panel gjykatësish për të vendosur nëse të jepnin burgim të përjetshëm për Bustos për vrasjen e oficerit të policisë Leandro ‘Tito’ Roberts në vitin 2009.

Suarez ishte e vetmja gjyqtare e panelit që votoi kundër burgimit të përjetshëm, megjithse u argumentua se Bustos është një “kriminel shumë i rrezikshëm”.

Por refuzimi i saj nuk arrit të shpëtojë Bustos, i cili javës që shkoi mori dënimin maksimal.

Tashmë Suarez po hetohet nga gjykata e lartë për “sjellje të papërshtatshme”.

Bustos është burgosur për vrasjen në vitin 2009 në qytezën Corcovado të policit Leandro Roberts, i cili po tentonte ta arrestonte për një arratisje të mëparshme nga burgu.

Vëllai i të dënuarit u vra në betejën me armë që pasoi, ndërsa një polic i dytë u plagos.

Gjykatësjsa ende nuk ka komentuar për skandalin e fundit.

FOTO GALERI
1/3
Suarez ishte e vetmja gjyqtare e panelit që votoi kundër burgimit të përjetshëm, megjithse u argumentua se Bustos është një “kriminel shumë i rrezikshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA