Një tërmet i butë tronditi dje Haëaii-n, kur trupi i një burri u rekuperua nga rreth 40 metra poshtë kraterit të malit vullkanik Kilauea, i cili është në shpërthim që prej shtatorit të vitit të kaluar.
Burri i moshuar nga Hawaii gjeti vdekjen kur ra në vullkanin aktiv.
75-vjeçari ende i paemëruar publikisht, ishte nga Hilo në ishullin kryesor të Hawaii. Ai ishte raportuar i humbur mëngjesin e të hënës, por zyrtarët gjetën më vonë trupin e tij në zonën e shikimit panoramik Uekahuna të vullkanit.
Një zëdhënës i autoriteteve tha se burri kishte rënë nga një “zonë e mbyllur,” dhe se për incidentin po zhvillohen hetime.
Për koinçidencë një tërmet u regjistrua dje në Kilauea për të cilin autoritetet amerikane thanë se ishte i magnitudës 4.3.
Eksperti i qendres ‘Hawaiian Volcano Observatory’, Ken Hon, tha se tërmeti nuk kishte shkaktuar pasoja në vullkanet vendase të Kīlauea e Mauna Loa.
“Ky tërmet ishte pjesë e valës së vazhduar sizmike në Pāhala, e cila ka nisur në gusht 2019,” tha ai.
Top Channel