Brazil, pezullohen udhëtimet me anije për shkak të variantit Omicron

04/01/2022 11:27

Njoftohet se aktivitetet e anijeve turistike në Brazil janë pezulluar përkohësisht për shkak të përhapjes së variantit Omicron të COVID-19.

Në deklaratën e lëshuar nga qeveria federale, thuhet se për shkak të përhapjes së variantit Omicron, deri më 21 janar janë pezulluar të gjitha aktivitetet e anijeve turistike.

Vendimi erdhi pasi autoritetet shëndetësore të vendit paralajmëruan për rritjen e numrit të rasteve në anijet turistike në ditët e fundit.

Zyrtarët shëndetësorë që nga 26 dhjetori 2021 kishin paralajmëruar përhapjen e virusit, duke nënvizuar se rreth 800 raste janë zbuluar në anijet turistike që mbërritën nga zonat turistike brenda një periudhe nëntëditore.

Personat që ishin në bordin e anijes së lundrimit “MSC Preziosa”, e cila u ankorua në portin e Rio de Zhaneiros, u desh të prisnin gjashtë orë për të zbarkuar pasi COVID-19 u zbulua tek 26 pasagjerë dhe tek dy pjesëtarë të ekuipazhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA