Presidenti amerikan, Joe Biden nuk ka mundur të zbres për rreth 30 minuta prej aeroplanit në Uashington për shkak të një stuhie bore që goditi kryeqytetin amerikan.
Videoja, e cila tregon të parin e shtetit amerikan duke zbritur më në fund nga aeroplani, shpejt u bë virale.
Biden mundi të zbriste pasi stafi i aeroportit mezi arriti t’i afronte shkallët deri te dera e aeroplanit. Kamioni po shtynte shkallët me ndihmën e punëtorëve, ndërsa ata po çanin borën e madhe.
Më pas ai e mbuloi fytyrën me një maskë ndërsa zbriste shkallët një agjent i Shërbimit Sekret e ndoqi atë gjatë gjithë kohës.
Ndryshe, mbi 725 mijë qytetarë në Uashington dhe vendet përreth nuk kanë energji elektrike për shkak të stuhisë së borës.
President Biden braces against the snow and wind as he deplaned Air Force One at Joint Base Andrews during severe winter weather. pic.twitter.com/aRjy6pWH8s
— Kelly O'Donnell (@KellyO) January 3, 2022
Top Channel