Alarmohet policia austriake/ Sherr mes vëllezërve, 22-vjeçari nga Kosova sulmon nënën me fshesë

04/01/2022 09:51

Një 22-vjeçar nga Kosova ka sulmuar me fshesë nënën e tij dhe ka kërcënuar me thikë vëllain e tij.

Ngjara e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ku sipas mediave vendase i riu është arrestuar nga policia, ndërsa e ëma dhe i vëllai nuk kanë marrë lëndime nga sulmi i 22-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.

Rreth orës 14:50 të së dielës, policia mori njoftim se kishte një konflikt mes dy vëllezërve në një lagje të Vjenës.

Në vendngjarje kanë gjetur vëllain e madh, i cili ka deklaruar se vëllai i tij i vogël kishte bërë trazira në banesë. Mësohet se ai ka sulmuar nënën e tij me një fshesë dhe ka kërcënuar me thikë të vëllanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA