29/12 16:06
Indeksi standard i Bursës së Nju Jorkut S&P 500 u forcua në fillimin e ditës së parë të tregtimit më 2022, me tregjet e aksioneve të SHBA-së që ka të ngjarë të vazhdojnë rikuperimin nga pandemia në tremujorin e ri.
Indeksi industrial Dow Jones regjistroi një humbje të papërfillshme prej 16.71 pikësh ose 0.05 për qind në hapjen e tregtimit, duke zbritur në 36.321,59 pikë, raporton Reuters.
Indeksi S&P 500 u rrit me 11.96 pikë ose 0.25 për qind, në 4.778,14 pikë, ndërsa teknologjia Nasdaq Composite u rrit me 87.53 pikë ose 0.56 për qind, në 15.732,50 pikë sapo Wall Street njoftoi fillimin e tregtimit.
Top Channel