Sipas hulumtimeve të fundit se çfarë e tërheq më shumë seksin e kundërt, pamja fizike nuk luan një rol vendimtar
Pikërisht në një studim të publikuar muajin e kaluar në revistën amerikane “The Journal of the Acoustic Society of America”, studiuesit u kanë dhënë të anketuarve ushtrime të ndryshme vokale, dhe më pas grupe të veçanta njerëzish kanë dëgjuar regjistrimet dhe i kanë renditur sipas atraktivitetit.
– Kemi arritur në përfundimin se qartësia me të cilën flasim ndikon shumë nëse dikush do të na pëlqejë apo jo, thotë një nga autoret e studimit, Dr. Sarah Hargus Ferguson.
– Me këtë hulumtim, arritëm në përfundimin se në fakt jemi më tërheqës për të tjerët sa më pak qartë flasim, pra nëse jemi më të paqartë në atë që themi.
Ekipi i shkencëtarëve të përfshirë në hulumtim beson se këto rezultate tregojnë të ashtuquajturin “dimorfizëm seksual”, gjegjësisht paraqitjen kur ndonjë dallim karakteristik, në këtë rast të folurit e paqartë apo mërmëritja, na bën më tërheqës. Sipas tyre, arsyeja për këtë është se truri ynë e percepton murmuritjen e anës tjetër si një cilësi evolucionare.
– Edhe pse çdo logoped do t’i mësojë fëmijët dhe njerëzit të flasin ngadalë dhe të shqiptojnë çdo fjalë me kujdes, duket se zëri ynë është më tërheqës kur është i paqartë – tha bashkëautori i studimit, Dr. Daniel Ster nga Universiteti i Kaliforni.
Rezultatet treguan gjithashtu se të folurit e paqartë është më interesant dhe tërheqës për të dy gjinitë, dhe ata besojnë se arsyeja është se truri i mashkullit, përsëri për arsye evolucionare, e percepton atë si “më femëror”.
Top Channel