Shqipëria është vendi i tretë në Europë pas Maltës dhe Francës që miraton një ligj për të rregulluar kriptomonedhat, por FMN ngre shqetësimin se këto asete virtuale shtojnë rrezikun pwr pastrimin e parave.
Igli Tola, ekspert ekonomie, mendon se shqetësimi është i drejtë në kushtet kur rreth 40% e fluksit monetar qarkullon jashtë bankave:
“Shqetësimi është i drejtë. Kur kemi problem të kontrollojëm fluksin monetar dhe të bëjëm transaprencë financiare, kjo vështirësohet edhe më shuam me kriptomoendhat që një nga karakteristikat kanë ruajtjen e anonimatit dhe ti nuk i gjurmon dot”.
Edhe pse ligji ka një vit që është miratuar, pranë AMF nuk ka ende asnjë kërkesë për licencim, duke bërë që tregu të vijojë të funksionojë në ilegalitet:
“Mendoj se bizneset e kanë më kollaj të qarkullojnë në mënyrë private dhe ilegale, sepse nuk kanë besim tek institucionet. Dhe e dyta, sepse në këtë mënyrë do rriteshin kostot e transaksioneve, që është dhe arsyeja kryesore përse kriptomoendhat po ecin në treg, për shkak të kostove shumë të ulëta“.
Shqipëria ka pësuar një përkeqësim në raportet ndërkombëtare për pastrimin e parave. MoneyVal, institucion i Komisionit Europian e ka vendosur vendin në listën gri, ndërsa Indeksi i Bazelit një tregues i rëndësishëm për pastrimin e parave e ka zbritur Shqipërinë në vendin e 72-të nga 110 vende në listë.
Top Channel