Programi holandez “Wie is de Mol” e ka nisur këtë sezon nga qyteti i Shkodrës. Në kanalin televiziv “AvroTros” nisi transmetimin edicioni i 22 i këtij spektakli që u xhirua në kalanë e Rozafës.
Teksa transmeton një pjesë të këtyre xhirimeve, kryeministri Edi Rama thotë përmes një postimi se ky program do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve holandezë në Shqipëri.
“Nga Shkodra nisi Viti i Ri i ekranit holandez me programin e famshëm “Wie is de Mol”, filmuar në Shqipëri në 2021. Emisioni më i ndjekur televiziv në Holandë ka befasuar publikun me bukuritë shqiptare, çka pritet të rrisë ndjeshëm këtë verë numrin e turistëve holandezë në Shqipëri”, shkruan Rama.
“Wie is de Mol” është një program ku VIP-at holandezë i nënshtrohen sfidave të ndryshme dhe aventurave.
Top Channel