Presidenti brazilian Jair Bolsonaro të hënën në mëngjes është shtruar në një spital në Sao Paulo për shkak të dhimbjeve të barkut. Lajmi është mësuar nga gazeta UOL, sipas të cilës mjekët dyshojnë për një bllokim të zorrëve, një problem që Bolsonaro e kishte shfaqur edhe në të kaluarën.
Ai u detyrua të ndërpresë pushimet që po kalonte në shtetin e Santa Catarina, në pjesën jugore të Brazilit. Ai kishte shkuar atje që me datë 27 dhjetor, së bashku me bashkëshorten dhe një pjesë të stafit të tij.
Në mes të muajit korrit të vitit 2021, Bolsonaro u shtrua në një qytet të Brasilia-s, kryeqytet i vendit, për shkak të një lemze të vazhdueshme që i kishte filluar dhjetë ditë më parë. Pas disa analizave, mjekët kishin vendosur ta transferonin në një spital në Sao Paulo për të vazhduar me disa kontrolle më të speicalizuara për shëndetin e tij. Stafi mjekësor arriti të zbulojë një bllokim të zorrëve. Ai doli nga spitali disa ditë më vonë.
Top Channel