Disa agjentë të shërbimit inteligjent të Afganistanit sekuestruan dhe derdhën në një kanal në Kabul 3.000 litra alkool.
Ky veprim u argumentua nga inteligjenca afgane, si një përpjekje për eliminuar shitjen e alkoolit, nga regjimi i ri i talebanëve.
Këto pamje iu dërguan medies nga drejtoria e përgjithshme e inteligjencës, e cila në një mesazh në Twitter thekson se “muslimanët duhet ta marrin seriozisht heqjen dorë nga prodhimi dhe shitja e alkoolit”.
“Zoti e ka quajtur alkoolin diçka të shëmtuar dhe kërkon nga muslimanët të jenë seriozisht të distancuar nga alkooli. Profeti islamit, i ka mallkuar të gjithë ata që e prodhojnë dhe e shpërndajnë. Konsumi alkoolit është i keq, akoma edhe më i keq për vendin tonë nga këqijat që sjell“, thotë Sheikh Zahorullah, udhëheqës fetar.
Agjencia e inteligjencës afgane e përfshirë në këtë operacion thekson se tre shitës alkooli janë arrestuar.
Top Channel