Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës këtë të hënë, pasi gjatë kontrollit iu gjet në makinën tip “Range Rover” një kallashnikov gjatë operacionit “Mesnata”.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Lezhë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me drejtues A.Sh. dhe pasagjer shtetasin A.V., në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.Sh., 37 vjeç dhe A.V.,27  vjeç, banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit “.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA