Ali Reçi nga Tetova e Maqedonisë denoncon në redaksinë e emisiont Fiks Fare kompaninë “Minerva Group”. Në 14 shkurt 2019 Ali Reçi ka lidhur një kontratë me dëshirën e tij me kompaninë Minerva ku qëllimi I kontratës ishte sigurimi I një vize pune nga kjo kompani, për në shtetin Gjerman.
Për lidhjen e kontratës fillimisht duheshin 600 euro dhe më pas bëhej aplikimi në ambasadën Gjermane. Aliu tregon se kanë kaluar më shumë se 2 vite dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje, madje punonjësit e kompanisë nuk I përgjigjen as në telefon.
Pasi gazetarët e Fiks Fare u siguruan që kjo kompani ka zyra funksionale dhe në Shqipëri u drejtuan për informacion, ku punonjëset e kësaj agjensie nuk pranuan të prononcoheshin. Pasi kërkuan të dhënat e klientit nga Tetova dhe rezultoi se ishte me problem, njëra nga punonjëset urdhëroi kolegen që t’mos jepte asnjë të dhënë dhe duke u kërkuar gazetarëve të largoheshin ose në të kundërt do të thërrisnin policinë. Pasi uniformat blu mbërritën gazetarëve iu dha shpjegimi se ky shtetas nuk është shtetas Maqedonas dhe jo Shqiptar dhe për informacione më të detajuara duhet t’I drejtoheshin zyrave në Maqedoni pasi spas tyre nuk janë e njëjta gjë
Pas komunikimit të gazetarëve me punonjësit e Minerva Group, pak ditë më pas këta punonjës komunikojnë me denoncuesin për t’i treguar se më në fund pas 2 vitesh i është lënë një takim në ambasadën gjermane në Maqedoni.
Top Channel