Durrësi, turizëm dhe trafik/ Deti dhe ditët me diell tërheqin shumë pushues

03/01/2022 19:27

Në ditët e para të vitit 2022, qyteti i Durrësit dhe bregdeti i tij janë plot.

Turistë të huaj dhe vendas, po dhe shumë  qytetarë durrsakë vijojnë të shijojnë këto ditë festive e të ngrohta të këtij fillimviti para një viti plot punë e sfida. Disa prej tyre ndajnë me ne dhe urimet për një vit të mbarë dhe plot shëndet.

Trafiku i rënduar dhe përdorimi i alkoolit ka shkaktuar mjaft aksidente në rrugët e Durrësit ku nuk kanë munguar të plagosurit dhe dëmet materiale. Të lënduarit në aksidente kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Situata në urgjencën e spitalit të Durrësit këto ditë ka qenë mjaft e ngarkuar.

Ajo është përballur me një fluks të lartë qytetarësh, rreth 400 vizita në 24 orë. Persona të grupmoshave të ndryshme paraqiten kryesisht me simptoma gripale dhe temperaturë të lartë.

Sipas mjekëve, si rezultat i festimeve në grup dhe mosrespektimit të masave, në ditët në vijim pritet shtim i rasteve me Covid-19 ndonëse agresiviteti i sëmundjes ka rënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA