Shoferi i makinës tip Benz të përfshirë në aksident një natë më parë në autostradën Vlorë-Fier, është arrestuar.
Personi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier, pasi po ecte indietro.
Makina e tretë për te shmangur shtypjen e njerëzve që ishin në rrugë, ka devijuar dhe më pas është përplasur me trafik ndarësen.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit ” Seat”, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin N.A.,27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi në autostradën Vlorë-Fier,duke drejtuar automjetin e markës “Mercedez Benz”, është përfshirë në një aksident me automjetin e markës “Seat Ibiza” ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, pasagjerët në automjete”, sipas policisë.
Top Channel