Tre raste dhune ndaj grave janë regjistruar këtë të hënë në vendin tonë.

Një 56-vjeçar dhe një 36-vjeçar u arrestuan në Tiranë pasi dhunuan bashkëshortet.

Ndërsa një burrë 58 vjeç u arrestua në Elbasan për dhunë në familje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA