Vit i Ri i pazakontë: “Shumë ngrohtë”, francezët “pushtojnë” Senën

02/01/2022 16:19

Një mot i ngrohtë i pazakontë shënjoi hyrjen e Vitit të Ri, dhe francezët e nuk e lanë rastin t`i shpëtonte. Duke dashur të përfitojnë sa më shumë nga rrezet bujare të diellit në këto ditë të rralla për janarin zakonisht të acartë, ata kanë vërshuar në brigjet e Senës teksa hyrja e vitit të ri në këtë mënyrë, i mbush me shpresë.

Është një kohë e mrekullueshme. Është dita e parë e vitit, dielli shkelqen, pamja është e mrekullueshme, Sena po ashtu. Po e shijojmë në maksimum. Madje po na duket si ato ditët kur i largohesh për pak kohë Parisit. Të mos harrojmë pastaj se moti i mirë sjell dhe vitamina, se vazhdojmë të jemi në pandemi.

Viti po fillon mirë, duket që ka hyrë i mbarë të shpresojmë që kështu do të jetë dhe vazhdimi!

Franca, në 29 dhjetor shënoi rekord rastesh prej 208 mijë infektimesh. Kjo është shifra më e lartë që ndonjë shtet europian ka regjistruar. Megjithatë, pandemia nuk ishte gjëja kryesore në mendjet e shume prej franceze që dolën të shëtisnin të shpenguar, e që bashkë më diellin, kanë kërkuar të shijojnë normalitetin e ta largojnë paksa mendjen nga koronavirusi!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA