Numri i fëmijëve të prekur me COVID është rritur në vendin tonë, por jo ai i shtrimeve në spitale.

Fëmijëve manifestojnë simptoma më të lehta dhe shërohen më shpejtduke u trajtuar në kushte shtëpie.

“Shohim një rritjet numri të rasteve tek të rinjtë dhe tek fëmijët  5 deri 14 vjeç, kemi një rritje të këtyre grupmoshave të reja, rastet me grip janë në të gjitha grupmoshat në të gjithë vendin”, tha Silva Bino, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP.

Vendi ynë  ka miratuar vaksinimin e  fëmijëve të shëndetshëm 15 vjeç e lart, por shifra e të vaksinuarve është pothuajse e papërfillshme, ndonëse fëmijët me sëmundje kronike prindërit kanë nxituar t’i vaksninojnë ndaj COVID e kundërta ndodh me fëmijët e shëndetshëm pasi janë prindërit  ata që hezitojnë.

“Prindërit nuk duhet të kenë asnjë lloj hezitimi, eksperienca shqiptare dhe në botë tregon se janë fëmijët janë burim i infeksionit dhe i riinfeksionit. Kemi fëmijë të shëndetshëm të vaksinuar, por numri është i paktë, tek një përqind”, tha Bino.

Vaksinimi i fëmijëve të shëndetshëm 15 vjeç e lart ka nisur në vitin 2021në shumë vende duke e bërë të detyrueshëm, përfshirë edhe fqinjin tonë, Italinë. Bino këshillon vaksinimin si ndaj covid ashtu edhe ndaj gripit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA