Franca njoftoi lehtësimin e kufizimeve për Covid nga e hëna e 3 janarit.
Personat e vaksinuar plotësisht që rezultojnë pozitivë tani do të duhet të izolohen vetëm për shtatë ditë dhe mund të dalin nga karantina pas pesë ditësh nëse tregojnë një test negativ.
Ndryshimi i rregullave duhet të lejojë një “ekuilibër përfitim-risk që synon të sigurojë kontrollin e virusit duke ruajtur jetën socio-ekonomike”, tha ministria franceze e shëndetësisë.
Autoritetet franceze ndoqën shembullin e vende të tjera si Shtetet e Bashkuara, të cilat këtë javë shkurtuan periudhën e izolimit për të parandaluar krizën në industri për mungesë stafi.
“Izolimi mund të ndërpritet pas pesë ditësh në rast të një testi negativ. Ata që nuk janë vaksinuar do të duhet të izolohen për 10 ditë, dhe kanë mundësi për të dalë nga izolimi pas shtatë ditësh me të njëjtat kushte si të tjerët”, shkruan “The Guardian”.
Top Channel