Energjia është bërë një nga nga mallrat me vlerën më të çmuar në treg ditën e sotme. Shqipëria si një vend, i cili prodhon energji vetëm kur ka reshje, detyrohet që 1/3 e prodhimit ta blejë në treg.
Për këtë arsye qeveria harxhoi 200 milionë euro për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji gjatë 2021-it. Por, ambiciet e qeverisë në të ardhmen janë që Shqipëria të bëhet eksportuese neto dhe për këtë duhet diversifikimi i energjisë. Eksperti Anduel Cekrezi shprehet se vendi po shkon në drejtimin e duhur.
Nga krahu tjetër bizneset që pritet të dalin në treg të lirë gjatë 2022-it duhet të gjejnë forma alternative për energjinë. Ata po mendohen të bëhen vetë-prodhues, por ligji në Shqipëri ka një ngërç.
Gjithashtu hidrocentrali i Skavicës dhe ai i termocentralit të Vlorës pritet të vihen në jetë si projekte në vitet e ardhshme. Me këto dy burime Shqipëria mund të mbulojë nevojat e saj dhe të krijojë kushtet për eksport.
Top Channel