Foto ilustruese

Një zënkë ka përfunduar nga grushtet në nxjerrjen e armës duke shtënë në ajër.

Ngjarja ka ndodh në një lavazho në Lungomare ku punonjësi i lavazhos pas një konflikti banal me një pronar mjeti tip mercedes ka qëlluar me grushte.

Ndërkohë qe pronari i mjetit ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka shtënë në ajër më pas është larguar.

Vlorë/ Informacion paraprak

Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA