Emigrantët venezueljanë që jetojnë në Peru i bënë vetes një dhuratë të vecantë në pragun e ndërrimit të viteve: Zemërimin ndaj politikanevë të tyre, e nxorrën duke goditur fort me shkopinj baseball-i një kukull që i shëmbëllente presidentit të Venezueles, Nicolas Maduro. Banorë të kryeqytetit Lima nga ana tjetër dogjën kukullën e liderit të tyre, Pedro Castillo, traditë e hershme e vitit të ri kjo në vendin amerikano-jugor.
Carlos Alberto Nava, venezueljan që jeton në Peru: Do ta blej dhe unë një kukull të presidentit Nicolas Maduro, që të nxjerr pak dufin. S`jam në Venezuelë, smë ndalon dot kush ta bëj. Do ta blej patjetër.
Armando Moreno Puente, prodhues kukullash: Maduro shihet në mbarë botën si diktator. Kjo është arsyeja përse venezueljanët këtu e urrejnë; ato blenë kukulla që të zbrazin aty zemërimin e tyre dhe i qëllojnë me shkop.
Fredy Sanchez, shitës kukullash: Njerëzit kanë shumë mllef përbrenda, dhe ia nxjerrin kukullave. Duan të godasin për shembull presidentin Pedro Castillo, ndaj marrin e qëllojnë kukullat.
Ndërkohë, të tjerë qëndrojnë në radhë për një të ashtëquajtur “banjë lulesh’, ku 20 “shërues” aymara nga Peruja dhe Bolivia kalojnë lule të verdha, pupla kondori dhe vezë struci mbi trupin e tyre për të nisur mbarë vitin 2022.
Top Channel