Ushtria izraelite tha se vrau Amir Raian pasi po tentonte të kryente një sulm me thikë.
Një i ri palestinez është vrarë nga ushtria izraelite mëngjesin e të premtes në veri të Bregut Perëndimor, tha ministria palestineze e shëndetësisë.
Në deklaratën e ministrisë thuhej se Amir Atef Rayyan nga qyteza e Bani Hassan u qëllua për vdekje nga ushtarët izraelitë në qytezën Salfit.
Sipas ushtrisë izraelite, i riu i vrarë kishte tentuar të kryente një sulm me thikë.
Prej fillimit të vitit Izraeli ka vrarë të paktën 324 palestinezë nga Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës, sipas të dhënave të Koordinatorit Humanitar të OKB në territoret e pushtuara palestineze.
Ushtria e Izraelit ka ndryshuar kohet e fundit rregullat e saj për hapjen e zjarrit në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor duke u lejuar trupave të qëllojnë ndaj protestuesve palestinezë që lëshojnë gurë dhe mjete të tjera ndaj civilëve ose makinave, edhe nëse nuk përbëjnë një rrezik të menjëhershëm.
Sipas rregullave të reja ushtarët mund të zbatojnë protokollin e plotë të arrestimit dhe të ndalimit me zjarr nëse palestinezët qëllojnë me gur ose lëshojnë shishe molotov ndaj automjeteve, madje edhe në rastet kur subjekti nuk ka asnjë send në dorë.
Më parë ushtarëve u lejohej të qëllonin në ‘tentativën e arrestimit’ kur autori ishte duke kryer aktin e lëshimit të gurit ose të bombës artizanale me zjarr.
Top Channel