Shumë njerëz e festojnë Vitin e Ri duke kënduar ‘Auld Lang Syne.’
Në New York, ndërrimi i viteve pritet me rrëzimin e sferës; një ngjarje vërtet e vecante por edhe mjaft e pazakontë. Dhe duket se traditat e çuditshme të kremtimit të këtij momenti, nuk mbarojnë këtu.
Në Norvegji dhe Danimarkë, viti i ri pritet me një ëmbëlsirë special nordike të quajtur kransekage: një tortë e lartë me shumë shtresa që kanë në përbërje marzipanin, dhe e zbukuruar me flamuj të vegjël.
Në Australi, dhurohen derrkucë të vegjël prej marzipani apo çokollatë, pasi konsiderohet se sjellin fat.
Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, sipas folklorit islandez vigjilja e Vitit të Ri ështrë koha kur të vdekurit ngrihen nga varri
Italianët i qëndrojnë idesë se veshja e të brendshmeve të kuqe natën e 31 dhjetorit, garanton dashuri, begati e fat të mirë.
Çdo gjë që ka rrathë, konsiderohet fat në Pilipinë, e këtu përfshihen edhe fustanet me pika- të cilat mbizotërojnë festat vendase të fundvitit. Kur afron kjo periudhë e vitit, shtëpitë kineze lyejnë portat me të kuqe që të tërheqin të mira dhe fat të mbarë. Braziljanët e festojnë vitin e tyre të ri duke hedhur lule të bardha në oqean si dhuratë për Yemanja, perëndeshën e Detit
Top Channel