Shtetë shtetas janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
26-vjeçari me iniciale J.C. u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
34-vjeçari me iniciale E.M. u arrestua pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta 41-vjeçarin me iniciale S.H.
Për dhunë fizike ndaju shtetasit N. G., 57 vjeç u ndalua dhe 35-vjeçari me iniciale F.H.
Ndërsa për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë arrestuar:
– K. K., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor, për kryerjen e testit të alkoolit;
– S. D., 37 vjeç, L. B., 30 vjeç dhe V. V., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel