Nga Samoa e Kiribati, bota pret Vitin e Ri mes festimesh dhe frikës së “Omicron”

31/12/2021 13:24

Teksa bota i thotë lamtumirë një tjetër viti të vështirë dhe e pret 2022-shin me shpresë të re, kremtimet do të jetë plot drita e shkëlqim në disa vende e më të heshtura në disa të tjera.

I përhapur si një tsunami në pjesë të ndryshme të globit, varianti i ri i koornavirusit, Omicron bëri të shpërthenin sërish nivelet pandemike e për të dytin vit me radhë, qytete të mëdha janë detyruar t`i reduktojnë festimet, e në disa raste t`i anullojnë krejtësisht.

Ishujt e vegjël të Samoas e Kiribatit, e shfrytëzuan megjithatë më së miri vëmendjen që i solli kapërcimi i datës së paqesorit, duke e cuar 24 ore perpara, cka i bëri të rrëmbenin lavdinë e rajonit të parë që troket gotat për mbërritjen e viti të ri. Shumë shpejt pas tyre, 2022-shi trokiti në Auckland të Zelandrës së re, ku si përherë nuk zhgënjeu spektakli magjik i fishekzjarreve. Por në fund, sytë sërish u mbërthyen në urën e Sidnejt në Australi, që u shndërrua në një “pishtar” të vërtetë piroteknik.

Hyrjen e viti të ri e nisin paskësaj me radhë Rusia, Japonia, Koreja e Jugut dhe e veriut, Kina, Indonezia, e me radhë Bangladeshi e Pakistani për të mbërritur më tej në Gjermani, Francë, Itali e Belgjikë.

Pak më vonë, trokasin gotat anglezët, irlandezët e portugezët. Emri Omicron megjithatë nënkupton se spektakle fshekzjarresh e performancat live që ngazëllojnë globin në natën e ndërrimti të viteve, do të detyrohen t`i ndjekin nga ekrani i televizorit.

Të fundit që presin vitin e ri janë ishujt e pabanuar Hoëland dhe Baker, pranë SHBA-së ; atje 2022-shi mbërrin 26 orë më vonë sesa në Kiribati e Samoa, të parat që përshendet.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA