Mesnata e sotme do të shënojë edhe fillimin e një viti të ri, me shpresën që të jetë sa më i mbarë dhe lutjen e të gjithëve, që pandemia e covid të përfundojë.
Ndryshe nga viti i kaluar, kësaj radhe nuk do të ketë orë policore, duke i lënë njerëzit të lirë të festojnë.
E megjithatë frika nga virusi mbetet për sa kohë që në vend janë konfirmuar rastet e para me variantin e ri Omicron që ka frikësuar botën.
Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e fundit thanë se pavarësisht se ora policore nuk do të jetë në fuqi, në 31 dhjetor qytetarët do duhet të kenë shumë kujdes, pasi respektimi i masave është një përgjegjësi individuale.
Ndërkohë që nga data 4 janar, çdo punonjës administrate duhet të paraqesë pasaportën e vaksinimit ose testin negativ të Covid çdo pesë ditë.
Top Channel