Mijëra njerëz largohen për t’i shpëtuar zjarreve në shtetin amerikan të Colorado (fotot)

31/12/2021 14:54

Zjarre që po përhapen me shpejtësi kanë shkaktuar vdekje dhe plagosje në shtetin Kolorado në zonat qendrore të thata të SHBA.

Rreth 30,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre në qytetin e Louisville dhe Superior teksa guvernatori Jared Polis ka shpallur gjendjen e emergjencës.

“Zjarri nuk është çështje burimesh, është një forcë e natyrës”, tha guvernatori në një konferencë shtypi.

“Ne shpresojmë që erërat të bien së shpejti dhe moti të ndryshojë. Ndërsa për të prekurit u themi se nuk jeni vetëm”.

Erëra me shpejtësi deri në 169 km/orë kanë fryrë në rajon pas një periudhë të zgjatur thatësire.

Zjarre të mëparshme në Colorado kishin prekur zonat rurale, ndërsa këto të fundit janë vendosur në zonat nën-urbane të shtetit.

Disa prej zjarreve raportohet se kishin nisur pas rrëzimit të shtyllave elektrike nga erërat, dhe më pas u kthyen në zjarret më shkatërrimtare të viteve të fundit.

370 shtëpi janë djegur në qytetin Superior dhe 210 në Old Town tha sherifi i Boulder, Joe Pelle.

Një hotel dhe qendër tregtare gjithashtu u shkatërruan nga flakët.

Një punonjës ndihme ishte plagosur gjatë reagimit së bashku me disa qytetarë që po ndihmonin përpjekjet.

FOTO GALERI
1/5
Rreth 30,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre në qytetin e Louisville dhe Superior

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA