Kapen 100 kg kokainë në Tiranë/ Droga vinte nga Ekuadori dhe ishte fshehur në një kontenier bananesh

31/12/2021 00:59

Policia ka kapur 100 kg kokainë në periferi të Tiranës. Mësohet se droga vinte nga Ekuadori me destinacion portin e Durrësit.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontenier me banane dhe në port qëndroi për tre ditë nën vëzhgimin e policisë dhe SPAK.

Më pas droga u nis drejt kryeqytetit dhe pranë Urës së Beshirti në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës policia ndërhyri dhe sekuestroi drogën.

Mësohet gjithashtu se policia ka arrestuar dy persona. Skema e transportit të drogës me banane nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë është përsëritur disa herë gjatë viteve të fundit ku janë kapur sasi të mëdha kokaine.

Vetëm në kontenierët e kompanisë Alba Exotic Fruit është kapur 5 herë kokainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA