Vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, por disa persona do t’i gjejë në krye të detyrës. Mes tyre janë edhe punonjësit e mirëmbajtjes, të cilët do të jenë në krye të detyrës që Tirana të gdhihet e pastër.

Këtë e rrëfeu një punonjëse për “Shqipëria Live”, ku tha:

 “Ka kaq vite që në ditë feste të jemi në krye të detyrës që Tirana të gdhihet e pastër më datë 1. Familja tashmë e di, mundohemi të lëmë çdo gjë gati dhe të kthehemi t’i gjejmë në tavolinë sepse do zgjasë festa, por e dinë tashmë, nuk është diçka e re për familjet tona. Ju uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar Vitin e Ri. Qoftë një vit i mbarë dhe zemrat plot dashuri çdo ditë të jetës së tyre, jo vetëm për vitin e ri.”

Pas u pyet se çfarë ka bërë në shtëpi, duke qeshur u përgjigj: “Bakllava”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA