Hyjnë në shtëpitë e reja 100 familjet e para te “5 Maji”/ Rama: Provë për ata që s’lanë gjë pa thënë! Do plotësohet edhe me 1000 familje të tjera

31/12/2021 11:12

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin në ditën e fundit të këtij viti në lagjen “5 Maji”, në Tiranë, ku sot kthehen në banesat e reja 100 familjet e para, nga 1100 në total.

Kryeministri Rama tha se kjo është prova më e mirë për tu treguar atyre që flisnin para kohe dhe nuk kishin besim se ky projekt do të bëhej.

Ai ironizoi dhe lajmet për Veliaj për makinat e tij.

Rama: Është një fund viti shumë i veçantë për mua, sepse nuk ndodh çdo vit por njëherë në shumë vit që të kesh nderin e privilegjin që për shkak të detyrës të lumturosh kaq shumë njerëz e për më tepër familje që vijnë nga një moment shumë dramatik, i humbjes së shtëpisë së tyre dhe që shumë shpesh e kanë të pamundur të kenë një të re.

Ju ofruam apartamente të një cilësie që sot në Tiranë kushtojnë shumë, dhe që ju rritet vlera përditë. Sot nisemi me 100 familjet e para që s’do ta kishin pas dot mundësinë ti blinin vetë këto apartamente, që do të plotësohen nga 1000 familje të tjera. Kjo do jetë lagjia më moderne edhe për disa vite.

Është një përgjigje me vepra e gjithë atyre maskarallëqeve që janë thënë, që nuk e ulin aspak energjinë time, apo ta bëjnë më të vështirë punën, por kanë stresuar kaq shumë njerëz, kanë ngatërruar kaq shumë fqinj me njëri tjetrin, dhe që nga Kombinati ku ça nuk shpikën.
Jo shtëpitë s’do bëhen kurrë, jo do bëjnë pallate për vetë, do ju marrin tokat të bëjnë vilat e tyre, një mizerabilitet në emër të politikës dhe luftës së pakuptimtë për pushtet.

Ca do shkojë Lali Eri bashkë me majbahun dhe lamborgini atje. Ne kemi pas shumë çështje për të zgjidh edhe këtu, qoftë pronar , qoftë me shtëpi të legalizuar apo jo. Projekti parashikon edhe shumë familje të tjera, në total një lagje me 11 mijë banorë, ku shërbimet të jenë në nivelin më të lartë, se këtu do ketë shkolla, qendër shëndetësore, restorante, klube, jetë nate.

Po po do ketë edhe jetë nate. Do shikoni që ai breu i lumit që ka qenë plagë për Tiranën do të jetë një Breg Lumi krejt ndryshe dhe për me tepër këtu do ketë dhe institucioni publike, të shtetit, pra lum kush do jetë banor i 5 majit në fund të kësaj dekade.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA