Gazetarja ka tre vite që ndërrimin e viteve e kalon në shesh: Këtë vit do të përjetoj emocione pafund

31/12/2021 16:39

Prej 3 vitesh, gazetarja e Top Channel Kristi Gongo e kalon ndërrimin e viteve në shesh për të raportuar se si duket nga afër atmosfera festive.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Gongo zbuloi se këtë vit zgjodhi vullnetarisht të kalonte vitin në shesh pasi e cilëson pandeminë më larg duke i dhënë mundësinë njerëzve që të festojnë.

“Këtë herë zgjodha vullnetarisht dhe doja ta kaloja këtë vit kur është pandemia disi pak më larg dhe njerëzit do të mund të festojnë dhe nuk do të kem vetëm emocionet e familjes time por emocione pafund”, tha Gongo.

Përvec gazetarëve, festën e ndërrimit të viteve e kalojnë në krye të detyrës edhe policët, zjarrfikësit, mjekët, infermierët, sanitarët etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA