Britania e Madhe ka miratuar pilulën e Pfizer për të luftuar Covid-19

31/12/2021 18:54

Britania e Madhe ka miratuar pilulën Pfizer për të luftuar Covid-19 tek pacientët mbi moshën 18 vjeç.

Miratimi i këtij ilaçi erdhi në kohën kur vendi shënoi një numër rekord rastesh të reja me Covid-19.

Të dhënat tregojnë se pilula Paxlovid është më efektive kur pacienti e merr në fazat e para të infektimit. Sipas rregullatorit të barnave dhe kujdesit shëndetësor britanik, ilaçi duhet të përdoret pesë ditët e para nga shfaqja e simptomave.

Kompania Pfizer këtë muaj deklaroi se Paxlovid është gati 90 për qind efektiv në parandalimin e shtrimeve në spital. Dhe sipas të dhënave më të fundit, ky ilaç është po aq efektiv kundër verisionit të ri të koronavirusit që përhapet me shpejtësi, Omicron.

Tani kemi një ilaç tjetër antiviral për trajtimin e Covid-19, i cili mund të merret nga goja në vend të intravenoz. Një gjë e tillë do të thotë se ky ilaç mund të përdoret edhe në shtëpi, me rekomandim të mjekut të familjes”, tha në një deklaratë për mediat, kreu i rregullatorit britanik të barnave, June Raine.

Një muaj më parë, Pfizer njoftoi se kishte aplikuar në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për miratim të përdorimit urgjent të ilaçit kundër Covid-19 në formë pilule. Pfizer njoftoi më 5 nëntor se pilula PAXLOVID ul rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes nga efektet e koronavirusit me 90 për qind.

Më parë, të gjitha trajtimet e COVID-19 të miratuara nga FDA kërkonin injeksion intravenoz nën mbikëqyrjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor në spitale dhe klinika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA