Autoritetet e një prej rezorteve turistike më të njohura të Bangladeshit kanë anulluar një zonë të ndarë plazhi vetëm për turistet femra dhe fëmijët, pas zemërimit dhe talljeve në rrjetet sociale për diferencimin gjinor, njoftonin zyrtarët.
Zyrtarët e Cox’s Bazar kishin inauguruar vetëm të enjten seksionin e dedikuar vetëm plazhisteve femra me fëmijë në një prej plazheve natyrale më të gjata të botës.
Por një ditë më vonë administrata tha në një konferencë shtypi se “ishte tërhequr nga vendimi i saj prej komenteve negative”.
Abu Sufian, zyrtar i lartë i zonës Cox’s Bazar, tha për rrjetin AFP se ndarja ishte krijuar pas kërkesave prej grave me parime konservatore në vendin me shumicë muslimane.
“Ato kishin kërkuar një seksion të veçuar për veten pasi ndjeheshin të turpshme ose të pasigurta në vendet e mbushura me njerëz”.
Në fillim të këtij muaji përdhunimi i një gruaje në Cox’s Bazar kishte sjellë zemërim dhe pasiguri për gratë në qytet.
Por ndarja me kordonë e pjesës së plazhit shkaktoi zhurmë në rrjetet sociale teksa kritikët thonin se ihste bindje ndaj konsevatorëve islamikë në vend.
Disa pjesë të shoqërisë së Bangladeshit mbeten ende shumë konservatore dhe vitet e fundit grupat islamiste kanë mbajtur protesta duke kërkuar respektim të të drejtave të tyre.
Mijëra njerëz vizitojnë rezortin e Cox’s Bazar gjatë periudhave festive dhe vitet e fundit sektori ka pasur rritje të konsiderueshme.
Për të dhënë sigurinë e nevojshme turistëve të rritje autopritetet kanë krijuar “policinë turistike” që patrullon qytezat bregdetare.
Agence France-Presse
Top Channel