U rrëzua në malin e Munellës bashkë me gazetarin Alfred Lela, gjendet i pajetë njëri nga alpinistët

30/12/2021 23:15

Ka ndërruar jetë njëri nga alpinistët që u aksidentua së bashku me gazetarin Alfred Lela në malin e Munellës në Pukë.

Policia njofton se shtetasi Ndoc Mula u gjet i pajetë pas rreth 6 orë kërkimesh. Ndërkohë që vijonj puna për nxjerrjen e trupit të pajetë të 60-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë ku dy alpinistë duke eksploruar në Malin e Munellës kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë ku njëri prej tyre shtetasi I. Sh u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë dhe banorë të zonës kanë vijuar kërkimet në kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur.

Pas disa orë kërkimesh është gjetur i pajetë shtetasi N. M dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA